Trajneri Luciano Spalletti tha se Italia ka detyrën që të vazhdojë me sukseset në kampionatin europian.
Të kaltrit do të debutojnë kundër Shqipërisë më 15 qershor në Dortmund.
Për ‘Skysport’ tekniku tha se entuziami është i madh në Itali nga tifozët dhe synimi i përfaqësueses është që të mos t’i zhgënjejë ata.
Luciano Spalletti, trajner i Italisë: Ne synojmë që italianët të thonë ‘ne jemi krenarë për ju’. Shpresoj të kthehemi nga Gjermania dhe kjo të na ndodhë. Kemi shumë italianë që kanë emigruar në Gjermani dhe duhet të jemi në nivelin e tyre, të djersisim dhe sakrifikohemi dhe për këtë duhet të japim më të mirën nga vetja.
Tekniku mendon se tek Italia cilësia nuk mungon.
Luciano Spalletti, trajner i Italisë: Kemi lojtarë të zotë në dispozicion. Duhet që t’i bëjmë ekip e nëse ia arrijmë mund të luajmë si të barabartë me të gjithë, edhe me ata që tani duken superiorë. Kemi një histori, që mund ta marrim si pikë referimi.
Për Spaletin një nga lojtarët më të rëndësishëm të kombëtares në Gjermani 2024 do të jetë sulmuesi Xhanluka Skamaka.
Klan News