Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti, ka publikuar listën për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve. Katër risi në grumbullimin e “axurëve”, për takimet ndaj Belgjikës dhe Izraelit.

Është ftuar për herë të parë mbrojtësi i Milanit, Mateo Gabbia. Paraqitjet e shkëlqyera te skuadra kuqezi, kanë bërë që lojtari të marrë ftesën nga kombëtarja e tij.

Për herë të parë grumbullohet edhe sulmuesi Daniele Maldini, që ndjek gjurmët e babait të tij Paolo Maldini dhe gjyshit të tij, Cesare Maldini.

Portieri i Juventusit, Michele Di Gregorio, është i zgjedhuri i Spalletti-t për portën, së bashku me Donnarumma dhe Vicario. Gardiani bardhezi do të synojë vendin e titullarit, pas ftesës së marrë.

Risia tjetër është Niccolo Pisilli i Romës, i cili u thirr për të zëvendësuar Marco Bresciannini-n e Atalantës, që vuan dëmtim.

LISTA:

/tvklan.al