Italia ka qenë e pafat me mbrojtjen këtë Evropian.
Roberto Donadoni nuk do të ketë në dispozicion Andrea Barzalin, i cili u dëmtua gjatë stërvitjes të enjten.
Lojtari i Volsburgut është lënduar në meniskun e gjurit të majtë dhje pritet që të operohet në Austri në të njëjtin spital si Fabio Kanavaro, ndërkohë nga kampi kundërshtar vijnë lajme të mira.
Trajneri i Spanjës, Luiz Aragones, do të mbështetet në sfidën çerekfinale ndaj Italisë të dielën edhe te Carlos Puyol e David Silva.
Të dy futbollistët janë rikthyer stërvitjes rregullisht duke marrë veten nga dëmtimi. Franca e ka mbyllur aventurën e saj në Euro 2008, por Frank Riberi mund t’i rikthehet fushës vetëm pas dy muajsh.
Mesfushori i Bajernit ka kaluar me sukses operacionin dhe do të duhet të qëndrojë dhe disa ditë në spital.
Riberi u dëmtua në kaviljen e majtë në fillim të ndeshjes me Italinë./tvklan.al