Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Besnik Mustafaji, ka takuar sot përfaqësuesit e Partisë Aleanca Nacionale dhe Forca Italias, të cilët kanë ardhur për të ndihmuar fushatën e demokratëve. Mustafaji i ka njohur ata me posterat e paraqitur deri tani, punën në zona të ndryshme të kryeqytetit, situatën e përgjithshme zgjedhore etj. Pas takimit Mustafaji dhe përfaqësuesi i Aleancës Nacionale italiane deklaruan.

Besnik Mustafaj:- “Folëm konkretisht për mundësitë e bashkëpunimit që do të ketë Tirana nesër e drejtuar nga demokratët me qytete të ndryshme italiane, pa folur pastaj për perspektivat shumë të mëdha që i sigurohen Tiranës, nga projektet me qeverinë italiane”.

Përfaqësuesi i Aleancës Nacionale Italiane:- “Ne do të mbështesim fushatën e Partisë Demokratike dhe zotin Mustafaji në veçanti. Forcat e djathta duhet të fitojnë jo vetëm në Itali, por edhe në Shqipëri, për t’i dhënë vendit tuaj një imazh ndryshe, nga ai që i kanë dhënë socialistët”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego