Autoritetet policore në Vlorë kanë vënë në pranga një person, i cili rezultonte në kërkim për ngjarjen e ndodhur më 10 Maj në Lungomare.

Ai është I.H dhe u arrestua pasi “nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas është kundërpërgjigjur me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit ku ndodheshin personat e pa identifikuar, që kanë hapur zjarr me armë në drejtim të lokalit ku ndodhej I.H”.

Nga kjo ngjarje mbeti i plagosur 63-vjeçari Dajko Cenodemaj, i cili ishte klient në një lokal tjetër me distancë prej 70 m larg.

Për të arrestuarin, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve” dhe “Vrasje kundër dy ose më shumë personave” e mbetur në tentativë./tvklan.al