Presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov shfrytëzoi fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për të dalë kundër referendumit për emrin. Ivanov ftoi maqedonasit të mos marrin pjesë në votën popullore të të 30 shtatorit, të cilën e quajti “vetëvrasje historike”.
Gjorge Ivanov, president i Maqedonisë:
Unë si qytetar e kam marrë vendimin tim, nuk do të dal të votoj në referendum. Jam i bindur që edhe ju bashkëqytetarë do të merrni këtë vendim të mençur. Ky kontest irracional ka pasoja të dëmshme për Republikën e Maqedonisë dhe qytetarëve të saj.
Kreu i shtetit maqedonas kundërshton me forcë marrëveshjen me Greqinë për ndryshimin e emrit, të cilën refuzon ta dekretojë.
Presidenti Ivanov u injorua nga të gjithë liderët perëndimorë e ardhur në Shkup në javët e fundit, të cilët ofruan mbështetje për referendumin që do t’i hapte Maqedonisë perspektivën europiane dhe anëtarësimin në NATO.
Tv Klan