Është mbyllur votimi në Divjakë në referendumin që është organizuar nga Komisioni i Rithemelimit për shkarkimin e Lulzim Bashës. Gazetarja e Klan News, Sefa, raporton se nga 800 anëtarë në lista kanë votuar gjithsej 364 anëtarë.
Po ashtu procesi i votimit është mbyllur edhe në Bashkinë e Shkodrës. Sipas asaj që raporton gazetarja Emi Kalaja, votimi pritet të jetë në pragun e 50%. Së shpejti pritet që të dalë edhe rezultati.
Ndërkohë Komisioni i Organizimit të Kontrollit dhe Operacioneve Elektorale vendosi për shtyrjen e orarit të votimit deri në orën 18:00. “Nëse edhe pas orës 18:00 ka fluks votuesish pranë qendrave të votimit, procesi i votimit të vijojë deri sa të ketë votuar edhe anëtari i fundit i Partisë Demokratike”, thuhet në një njoftim të shkurtër për mediat./tvklan.al