Yahya Sinwar, lider i ri politik i Hamasit, mund të jetë vrarë nga luftimet izraelite në Gaza. Ushtria izraelite ka bërë të ditur se as mund të konfirmojnë dhe as mohojnë raportet për vdekjen e mundshme të shefit të Hamasit, Sinwar. Aktualisht Izraeli po heton nëse ai ka mbetur i vrarë pas një sulmi ku ushtria goditi një shkollë në Gaza pasi shënjestroi një qendër komanduese të Hamasit ku humbën jetën 22 persona.
Më herët, Wall Street Journal raportoi se Sinwar qëndronte i fshehur, duke përdorur një seri mesazhesh të koduara për të komunikuar me botën e jashtme dhe dyshohet se ai është gjallë.
Sinwar, njihet si orkestruesi në sulmet e 7 tetorit ndaj Izraelit dhe u bë shef i Hamasit pas vrasjes së paraardhësit të tij Ismail Haniyeh në Teheran në muajin gusht.
Ndërkaq ushtria izraelite u ka bërë thirrje banorëve të Libanit jugor që të evakuojnë menjëherë shtëpitë dhe ndërtesat e tjera ku Hezbollahu ruan armët. Një seri sulmesh të reja u kryen kundër grupit militant gjatë së hënës.
Ky ishte paralajmërimi i parë i këtij lloji dhe erdhi pasi Hezbollahu lëshoi rreth 150 raketa, raketa dhe dronë në veri të Izraelit në hakmarrje për sulmet që vranë një komandant të lartë dhe dhjetëra luftëtarë.
Klan News