Ushtria izraelite dhe shërbimet e Inteligjencës kanë shënjestruar një ndërtesë në Rripin e Gazës gjatë një operacioni ushtarak dhe si pasojë e sulmeve 3 militantë të Hamasit kanë ndërruar jetë.
Autoritetet po verifikojnë nëse njëri prej tyre është lideri i Hamasit, Yahya Sinwar. Ushtria izraelite thotë se ka prova që tregojnë se njëri nga viktimat është Sinwar, por do të duhen të kryhen testet e ADN-së të cilat mund të zgjasin disa orë për ta konfirmuar. Izraeli ka mostra të ADN-së së liderit të Hamasit nga periudha e tij në një burg izraelit.
Nëse ky informacion rezulton të jetë i saktë, ky do të ishte kreu i dytë i lëvizjes Hamas i vrarë pikërisht gjatë kësaj lufte. Sinwar, arkitekti kryesor i sulmit të 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit që shkaktoi luftën në Gaza, ka qenë në krye të listës së të kërkuarve të Izraelit. Ai deri më tani ka shpëtuar pa rënë në duart e ushtrisë izraelite duke u fshehur në tunelet që Hamasi ka ndërtuar në Gaza gjatë dy dekadave të fundit.
62 vjeçari u emërua si udhëheqës i përgjithshëm i grupit të Hamasit saj pas vrasjes së ish-shefit politik Ismail Haniyeh në Teheran në gusht.
Klan News