Daniela kërkon falje për debatet e djeshme: Unë nuk jam ajo, dola nga vetja
Daniela gjatë spektaklit të djeshëm në ‘Love Story 2’ pati disa shpërthime dhe debatoi me të gjithë. Takimi mes saj dhe Reit nuk kishte shkuar siç duhet pasi konkurrenti tentoi ta puthte atë me forcë.
Fronistja u përball me Rein, Frankon dhe Robertin, por sot ka kërkuar falje për të gjithë debatet e zhvilluara mbrëmë. Në emisionin e sotëm në ‘Love Story Talk’ ajo ka kërkuar falje dhe tha se dje kishte dalë nga vetja.
“Unë dua të kërkoj një falje publike të gjithëve, pasi dje kam dal nga vetja. Unë nuk jam kështu. Sinqerisht e ndjej të kërkoj ndjesë”, u shpreh fronistja.
Edhe Dea i ka dal në mbrojtje Danielës duke thënë se ajo është një vajzë e mrekullueshme dhe i dhuroi një përqafim.
“Unë e njoh Danielën pak më shumë se ju, realisht ka dal nga vetja dje. Është një vajzë e mrekullueshme dhe unë nuk do doja që asnjë nga gjykonte vetëm nga ajo që ndodhi dje”, tha Dea.
Xheni nuk e lejoi ta puthte në takim, Kristi: Kishte një lloj eksitimi, ishte refuzim kot
Kristi në takimin e dytë me Xhenin u përpoq të ti rrëmbente një puthje, por konkurrentja nuk e pranoi. Pas spektaklit në dhomën e kuqe ata kanë shprehur mendimet e tyre për këtë episod.
Fronisti u shprehet se puthja do të ishte shumë natyrale, pasi takimi ishte shumë sensual, por Xheni tha se ajo nuk puthjet me asnjë mashkull as në takimin e parë, dhe as në të dytin, por kur ndihet e sigurt.
Xheni: Dallohet që kërcimi ishte shumë intim dhe ishte fiks momenti perfekt për të realizuar puthjen.
Kristi: Kishte një lloj eksitimi aty, ishte shumë natyrale. Deri tani ishte takimi më ‘hot’.
Xheni: Unë nuk puth një person as në takimin e parë, të dytë apo të tretë. Unë e puth kur ndjej siguri tek ai person.
Kristi: Ishte një refuzim shumë kot. Isha shumë i sigurt që Xheni donte të më puthte. E bëri në mënyrë demonstrative.
Xheni: Mendoj se bëhet më interesante, pasi Kristit i pëlqen loja.
Kristi: Besoj se Xheni ka tepër eksperiencë në këtë aspekt dhe bën gjoja sikur nuk ka eksperiencë.
Ndërkohë vajza konkurrente kanë thënë se Kristi po luan dhe nuk është i sinqertë në ato që thotë.
“Në skenë ka skenarin që ia bën babi”, Ardiola për Kristin: Rri si hu gardhi dhe nëse je e zhveshur
Ardiola ka hedhur akuza kundër Kristit, duke thënë se ai është ndryshe në skenë dhe ndryshe në prapaskenë. Konkurrentja tha sot në “Love Story Talk” se është Roberti që ja bën skenarin dhe në prapaskenë del blof dhe nuk reagon dhe nëse e ngacmon.
Ardiola: Është ndryshe në skenë dhe ndryshe në prapaskenë. Në skenë ka një skenar që ja bën babi, por në prapaskenë harron t’i bëj skenarin babi dhe del blof. Kur e ngacmon ose i afrohesh pak, vetëm rri. Si e veshur, e zhveshur ai prapë si hu gardhi rri.
Kristi: Ardiola është mërzitur se unë nuk i kam dhënë fare vëmendje. Dhe unë kur nuk jap vëmendje do rri si hu gardhi normal.
Ardiola: Ti nuk i jep vëmendje asnjë goce, jo vetëm mua. Po mua nuk më intereson fare vëmendja jote. Ti je ndryshe këtu, e ndryshe jashtë.
Sellma: Ti nuk po tregon asnjë cilësi të mirë që dhe ne të japim sinjale. Të jesh i vendosur, të jesh djalë i mirë, të respektosh femrat.
Kristi: Ju merrni sinjale nga mua tani?
Sellma: Si do presësh sinjale nga ne?
Kristi: Duhet ta keni joshjen.
Ardiola: Ti me atë tip që je nuk mund të të joshësh, pikë mbaroi.
“Lili, ja ke lypur Kristit apo jo?”
Zgjedhja e kësaj jave për Kristin ishte Lili, të cilës i dha trëndafilin mbrëmjen e djeshme në “Love Story” në Tv Klan. Por ajo që surprizoi të gjithë ishte momenti kur fronisti u ngrit dhe i rrëmbeu një puthje. Ka qenë pikërisht ky çast që është diskutuar sot në “Talk Love Story”.
Eni Shehu: Krist, a ka një marrëdhënie dashuri-urrejtje mes teje dhe Lilit?
Kristi: Absolutisht.
Lili: Po dhe nuk e di ku do të shkojë kjo, kemi dashuri-urrejtje, urrejtje-dashuri.
Kristi: Kemi një gjë shumë destruktive, por do të ketë gjëra të bukura. Me Lilin luajmë me ekstremtet që kemi.
Lili: Luajmë me limitet e njëri-tjetrit dhe kjo na pëlqen çuditërisht.
Xhensila: Dua që të shpjegohet fakti pse e ka hedhur trëndafilin sepse është keqkuptuar.
Kristi: Unë nuk dua të më kuptojnë të gjithë, unë e kisha shumë të qartë pse e bëra. Por unë e bëra ashtu sepse thashë Lili është mbretëresha ime e rock and roll-it. Deri tani ishte momenti më romantik që ka ndodhur.
Eni Shehu: Kristi thotë që ti i shkruan natën mesazhe, Xheni thotë se ti ja ke kërkuar atë takim, kur ka ndodhur kjo?
Lind pyetja po Xheni nga e di këtë?
Xheni: E di sepse e di.
Zhaklina: Ti Xheni ti sikur the se të pëlqen që të ndjekësh hapat në një marrëdhënie. Si shkove deri te kodi i telefonit?
Xheni: Ishte rastësi. Më ka rastisur se kemi qenë gjatë takimit dhe ka ardhur një mesazh nga Lili.
Kristi: Xheni akoma nuk më ka bërë follow në Instagram.
Eni Shehu: Ia ke kërkuar takimin apo jo?
Kristi: Jo, nuk ma ka kërkuar.
Xheni: Nuk e di pse Kristi po gënjen në këto momente.
Kristi: Mua Lili më ka shkruar poezi romantike, çfarë problemi ka?
Eni Shehu: Lili, ja ke lypur Kristit apo jo?
Dashuri-urrejtje mes Kristit dhe Lilit?!
Mbrëmjen e djeshme në spektaklin “Love Story 2” Kristi ka zgjedhur Lilin për takimin e radhës, por vetëm pak ditë më parë gjatë “Talk” ata nuk kanë patur një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin duke refuzuar edhe takimin në dhomën e kuqe.
Xheni: Takimin Lili e ka lypur.
Në studion e Talk moderatori Eni Shehu ka pyetur Kristin për marrëdhënien e tyre.
Eni: A ka një dashuri-urrejtje mes teje dhe Lilit?
Kristi: Apsolutisht që po.
Liljana: Apsolutisht që ka dhe nuk e di ku do shkojë, është thjesht urrejtje-dashuri, dashuri-urrejtje gjithë kohën.
Kristi: Do ketë gjëra të bukura mes meje dhe Lilit…
Opinionistja Xhensila Pere ka dashur të di se përse Kristi e ka hedhur trëndafilin.
“Në atë moment thash Lili është mbretëresha ime e ‘rock and roll’ si shigjetë dashurie e gjeti pikën. Ishte gjesti më romantik që kam bërë…” /tvklan.al
“Lili, ja ke lypur Kristit apo jo?”
Zgjedhja e kësaj jave për Kristin ishte Lili, të cilës i dha trëndafilin mbrëmjen e djeshme në “Love Story” në Tv Klan. Por ajo që surprizoi të gjithë ishte momenti kur fronisti u ngrit dhe i rrëmbeu një puthje. Ka qenë pikërisht ky çast që është diskutuar sot në “Talk Love Story”.
Eni Shehu: Krist, a ka një marrëdhënie dashuri-urrejtje mes teje dhe Lilit?
Kristi: Absolutisht.
Lili: Po dhe nuk e di ku do të shkojë kjo, kemi dashuri-urrejtje, urrejtje-dashuri.
Kristi: Kemi një gjë shumë destruktive, por do të ketë gjëra të bukura. Me Lilin luajmë me ekstremtet që kemi.
Lili: Luajmë me limitet e njëri-tjetrit dhe kjo na pëlqen çuditërisht.
Xhensila: Dua që të shpjegohet fakti pse e ka hedhur trëndafilin sepse është keqkuptuar.
Kristi: Unë nuk dua të më kuptojnë të gjithë, unë e kisha shumë të qartë pse e bëra. Por unë e bëra ashtu sepse thashë Lili është mbretëresha ime e rock and roll-it. Deri tani ishte momenti më romantik që ka ndodhur.
Eni Shehu: Kristi thotë që ti i shkruan natën mesazhe, Xheni thotë se ti ja ke kërkuar atë takim, kur ka ndodhur kjo?
Lind pyetja po Xheni nga e di këtë?
Xheni: E di sepse e di.
Zhaklina: Ti Xheni ti sikur the se të pëlqen që të ndjekësh hapat në një marrëdhënie. Si shkove deri te kodi i telefonit?
Xheni: Ishte rastësi. Më ka rastisur se kemi qenë gjatë takimit dhe ka ardhur një mesazh nga Lili.
Kristi: Xheni akoma nuk më ka bërë follow në Instagram.
Eni Shehu: Ia ke kërkuar takimin apo jo?
Kristi: Jo, nuk ma ka kërkuar.
Xheni: Nuk e di pse Kristi po gënjen në këto momente.
Kristi: Mua Lili më ka shkruar poezi romantike, çfarë problemi ka?
Eni Shehu: Lili, ja ke lypur Kristit apo jo?
(protagonistët qeshin)
“Kristi, ti a ndan gjithçka me babain, e kape ti e ta marrë ai?!”, Daniela bën deklaratën e papritur
Pas puthjes mbrëmjen e djeshme në “Love Story” në Tv Klan, Kristi është shprehur në prani të Lilit se një faktor kryesor që provokoi këtë moment romantik me konkurrenten ishte i ati, Robert Aliaj.
Kjo deklaratë e tij ka sjellë debat në studio dhe ka qenë Daniela, ajo e cila i është drejtuar Kristit se ‘a ndan gjithçka me të atin’, gjë që nuk është pritur aspak mirë nga Lili.
Daniela: Ti a ndan gjithçka me babain sepse më duket sikur e preferoi babai, e kape ti ta marrë ai?!
Liljana: Ky koment është shumë i pavend që të mos flasësh fjalën e fundit të parën.
Zhaklina: Duhet të respektojmë më shumë njëri-tjetrin. Ky koment ishte pavend.
Xheni: Ishte një zgjedhje shumë gazmore dhe takim do të jetë dhe më shumë gazmor. Mezi po e pres që ta shoh.