Një baba përshkruajti momentin e pabesueshëm kur vajza e tij e porsalindur u ringjall, pasi ishte shpallur e vdekur dhe po varrosej.

Një grua në Bundi të Indisë solli në fillim të kësaj jave një bebe të lindur para kohe, që peshonte vetëm 350 gramë.

Duke qenë se e vogla nuk kishte asnjë shenjë jete, mjekët e deklaruan atë të vdekur. Por, teksa familja po përgatitej për ta varrosur, ata ndjenë frymëmarrjen dhe zemrën e saj që rrihte.

Mithas Rathore, babai i fëmijës ‘mrekulli’, përshkruajti momentin kur zbuloi se e bija ishte gjallë.

E morën beben për t’i bërë varrimin pasi spitali e shpalli të vdekur. Varri i saj ishte bërë gati kur ndjemë zemrën që rrihte dhe e dërguam me urgjencë në spital”.

Mjekët që pritën lindjen thanë se ajo kishte lindur shumë para kohe, 24 javëshe dhe vetëm mushkëritë i funksiononin, për këtë arsye shanset që ajo të mbijetonte ishin tepër të pakta.

Për këtë rast të çuditshëm mësohet se autoritetet e spitalit kanë nisur një hetim./tvklan.al