Në emisionin “Rudina” në Tv Klan ishte i ftuar skenaristi dhe regjisori Ilir Harxhi i cili teksa po fliste për udhëtimet është ndalur tek njëri prej tyre, që për të ka qenë më i vështiri.
Regjisori teksa po tregonte një objekt që kishte marrë në studio atë të kullës së Galatës ka treguar edhe historinë e atij udhëtimi. Harxhi tregoi se në atë udhëtim ka shkuar pasi ishte diagnostikuar me kancer dhe kishte nevojë për ndërhyrje. Ai më tej shtoi që tashmë është mirë dhe ajo i mbetet të shkuarës, madje mes të qeshurave u shpreh se ‘nga çdo gjë mund të ikë nga kjo botë, por nga ajo sëmundje jo’.
Ilir Harxhi: Kjo është kulla e Galatës në Stamboll dhe kjo është marrë 24 vite përpara, kur unë udhëtoja drejt Stambollit dhe duke menduar që ndoshta ky është udhëtimi im vetëm vajtje, sepse ishte zbuluar një sëmundje e rëndë tek unë. Jam nga ata të mbijetuar e kancerit dhe po shkoja për ndërhyrje dhe njeriu përpara saj mendon familjen, jetën, kulmin e jetës, kulmin e rinisë dhe unë e kam marrë atëherë sepse ndryshoi jeta ime, sepse unë inxhinier elektronik domethënë mbylla çdo gjë dhe iu kushtova ëndrrës time se po iki pa e realizuar. Fillova studimet për regji filmi deri në nivel Masteri etj..
Rudina Magjstari: A mund të pyes ku ishte kanceri, çfarë lloj kanceri ishte?
Ilir Harxhi: Në veshkë, por si puna e asaj që thotë Çajupi “‘“hiqe njërën të shpëtojë tjetra”. Isha me fat që më kishte kapur vetëm njërën. Ideja është që e kujtoj gjithë këtë kujtim që nuk ishte vetëm vajtje, por edhe ardhje dhe atëherë kam marrë këtë kullën e Galatës.
Rudina Magjstari: Histori e vjetër tashmë. Pas gjithë kësaj kohe ti je shëndosh e mirë kështu që e paske hedhur pas krahëve këtë gjë. Më vjen shumë mirë!
Ilir Harxhi: 24 vite. Them që nga çdo gjë mund të iki nga kjo botë, por jo më nga ajo. Si do t’i lija filmat pa bërë unë?!/tvklan.al