Lajme Arkiva 2003

“Policia dhe prokuroria duhet të punojnë së bashku për të kapur kriminelët dhe të gjithë ata që qëndrojnë pas tyre”.

Këtë deklaratë ka dhënë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës  në Tiranë, James Jeffrey, në takimin e tij në portin detar të Durrësit.

James Jeffrey: Siguria në portin e Durrësit është një çështje shumë e rëndësishme, po aq sa edhe lufta kundër trafiqeve dhe korrupsionit. Gjatë vizitës së zotit Powell qeveria shqiptare u angazhua publikisht për të pasur progres në këtë fushë të rëndësishme dhe Durrësi mendoj se është një vend i mirë për ta zbatuar atë. Por për të parë këtë progres në fund të fundit  çdo gjë mbetet në duart e policisë për të kapur kriminelët dhe të gjithë ata që qëndrojnë pas tyre, për ti ndjekur penalisht ata për t’i dënuar dhe për t’i futur në burg.

Njohja me sistemin e sigurisë së instaluar  në terminalin e trageteve në portin detar të Durrësit ishte qëllimi i vizitës së ambasadorit amerikan në Tiranë i cili ka parë nga afër investimin e kryer nga Banka Botërore.

Zoti Jeffrey është ndalur në Durrës edhe në një takim me dyer të mbyllura në prokurori dhe në drejtorinë e policisë./tvklan.al