Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Sot në ministrinë e Shëndetësisë, agjensia kombëtare japoneze e kordinimit, nënshkroi me ministrinë tonë të Shëndetësisë marrveshjen për përmirësimin e kompletimin e reparteve të Pediatrisë me pajisje mjeksore. Nevoja e reparteve ku kurohen vogëlushët shqiptar është e pafund, prandaj deri në Nëntor, japonezët do të shqyrtojnë domosdoshmërinë e pastaj do të vendosin se çfarë do të dhurojnë brenda kostos 7 milion dollarë.
Leonard Solis, ministri i Shëndetësisë:- “Ne me këtë projekt tregojmë që nuk i duam fëmijët vetëm me fjalë por edhe me vepra. Pajisja e këtij spitali me këtë teknologji të përparuar që do të bëhet gradualisht dhe që projekti mund të filloj implementimin pas 6-9 muaj pas firmosjes nga qeveria japoneze”.
Programi pritet të zgjasë deri në vitin 2001. Dihet se ndërhyrja japoneze do të kryhet në repartet e radiologjisë, kardiologjisë, reanimacioni, sallën e operaionit dhe të dializës Pediatrike. Në ripërtëritjen e spitalit të fëmijëve edhe shteti shqiptar ka pjesën e tij. Ai po punon për suvatimin dhe lyerjen e ambjenteve ku kurohen fëmijët shqiptar./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti