Trajnerët e Kombëtareve të moshave në Shqipëri, kanë përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së 10-të në Superiore.

Në portë është Marko Alia i Skënderbeut, i cili me pritjet e tij, i mohoi fitoren Elbasanit. Në mbrojte, në të djathtë është përzgjedhur Gurishta i Dinamos, ndërsa në të majtë Lorran i Dinamos.

Në skemën 4-3-3, në treshen e mesfushës janë Ruçi dhe Malomo nga Bylis, si dhe Lushkja nga Egnatia.

Në qendër të sulmit, padyshim është Mba i Partizanit, që shënoi dopietë ndaj Vllaznisë, ndërsa nga krahët Rashica i Skënderbeut dhe Berko i Bylisit.

Trajneri më i mirë i kësaj jave, është vlerësuar Nevil Dede i Bylisit, pas fitores 4-0 ndaj Teutës, e cila ishte e vetme në këtë javë, pasi katër takimet e tjera u mbyllën në barazim.

/tvklan.al