Temperaturat e larta dhe vala e të nxehtit kanë përfshirë Ballkanin. Sinoptikanët parashikojnë se vendi ynë gjatë kësaj jave do të regjistrojë temperatura mbi 40 gradë të paktën në 3 qytete.
“Deri ditën e mërkurë ne presim vlera ekstreme 42, mund të tejkalohet dhe mund t’i afrohemi vlerës 43 gradë brenda këtyre 3 ditëve në 3 qarqe, Elbasani, Berati, Shkodra, do të jenë 3 zonat me vlerat më ekstreme dhe e gjithë pjesa tjetër do të jetë me temperatura 39-40. Temperaturat deri në 40 gradë zonat malore në verilindje si Kukësi, Hasi, Kopliku do të regjistrojnë temperature të larta. Parashikohet që rreth vlerës 36 gradë të mbetet vetëm zona e juglindjes, pra qarku i Korçës.”
Këto temperatura të larta duhet të shoqërohen me kujdes të shtuar nga qytetarët të cilët duhet të evitojnë daljen nga banesa në këto orë të ditës
“Orët e pikut janë nga ora 10 deri në orën 3 apo 4. Ky është intervali ku ne oresim vlerat më ekstreme dhe patjetër duhen evituar lëvizjet e panevojshme.”
Edhe Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të përjetojnë temperatura jo nomale gjatë kësaj jave.
“Midis këtyre tre ditëve pra e marta dhe e mërkura do të shënojë vlerat më të larta të tempertauravë në Kosovë ku në Prizren presim temperatura deri në 40 gradë ndërkohë parashikohet që pas ditës së mërkurë, dita e enjte dhe e premte të sjellë një ulje me të paktën 2 gradë. Temperatura mjaft të larta tre ditët e para të javës me vlera 41 apo 42 gradë për Shkupin ku më pas presim nëj rënie të lehët dhe tërheqje graduale të valës.”
Sinoptikanët thonë se nuk parashikohen reshje shiu gjatë këtyre 10 ditëve në vijim, çka do e vështirësojë edhe më shume përballimin e kësaj vale të nxehti për qytetarët.
Klan News