Ajo është autore e shumë librave për fëmijë, por këtë pasdite në studion e “Rudina” në Tv Klan, Rudina Çupi vjen me një rrëfim ndryshe. E kthyer pas në vitet e fëmijërisë në qytetin e Durrësit, e aq më tepër të lindjes ajo thotë se ka qenë fëmija i parë që ka lindur në një kishë.

Përgjigjja e saj pa dyshim habiti të gjithë të ftuarit në studio. Teksa ajo më tej sqaron se në sistemin komunist të kohës institucionet fetare u kthyen në institucione të tjera shtetërore. Rudina Çupi shprehet se lindja e saj në kishë ka bërë që ajo të ketë një lidhje shumë të fortë me të, edhe pse familja e saj i përket fesë myslimane.

Rudina Çupi: Jam lindur në Durrës dhe jam rritur po aty. Kam lindur në një kishë në fakt, në kishën e Shën Vlashit në vitin 1975, në kohën kur kishat u shndërruar në institucione të tjera. Dhe kam qenë ndër fëmijët e parë që ka lindur në institucionin që nga një kishë u bë një maternitet i vogël. Në fakt nga babai ne jemi myslimanë, por lindja ime në kishë më ka ndikuar shumë, saqë unë gjithmonë shkoj dhe ndez qirinj në kishë edhe pse është zgjedhje personale.

E rritur nga dy gjyshet e saj që vinin nga zona dhe kishin dialekte të ndryshme, Rudina Çupi mes të qeshurash dhe batutash tregon se si fëmijë hutohej në fjalët e duhura që duhet të përdorte. Më tej ajo tregon se ndikimi i tyre në fëmijërinë e saj ka ndikuar gjithashtu dhe në formimin e saj të më vonshëm.

Rudina Çupi: Kur shkoja nga gjyshja kisha gjithmonë ndjehesha e hutuar se njëra i thoshte ftere e tjetra tigan, njëra i thoshte dritare e njëra penxhere. Kur vinte puna që unë të shprehesha dhe të krijoja fjali në klasë me njërën prej tyre, unë nuk dija se kë të zgjidhja, natyrisht do të zgjidhja atë që ishte në gjuhën standarde, por kur flisja në bisedat e mia të zakonshme nuk dija se kë nga këto të zgjidhja. Kurse kur shkojë tek njëra gjyshe ajo ishte shumë kreative dhe më mësonte se si të vizatoja me petalet e luleve. Dhe njëra prej gjërave që unë mbaj mend më tepër është se kur shkonim në plazh ne krijonim forma dhe emrat tanë me leshterikë, kjo ka ndikuar shumë në gjërat që unë vazhdoj të bëj tani në kreativitetin tim./tvklan.al