Perspektiva e zhvillimit te Agroturizmit ne qarkun e Shkodrës, e njohur ndryshe edhe si dite fushe ka mbledhur ne komunën e Velipojës, drejtuesit me te larte te sektorit te bujqësisë ne vendin tone.

Ministri i Bujqësisë, Jemin Gjana, i shoqëruar deputete te Shkodrës, përfaqësuesit e komunës Velipojë dhe ato te drejtorive te bujqësisë ne te gjitha qarqet e vendit, vizitoi disa ferma prodhimi fruta-perimesh ne zonën e Velipojës.

Gjate vizitës se tij kreu i Bujqësisë shprehu vullnetin e qeverise për aplikimin e politikave lehtësuese ne këtë sektor si dhe ritheksoi dhe një here se Shqipëria mbulon tregun e saj me prodhimet e veta bujqësore.

Jemin Gjana: “Ne sot prodhojmë me ose furnizojmë me produktet tona 80% të nevojave të vendit. Po Shqipëria sot nuk është më importues i perimeve, përkundrazi. Nuk është më importues i madh i frutave. Nuk është më importues i zarzavateve. Që të gjitha prodhohen në vend. Nuk është më importuesi i vezëve, nuk është më importuesi i lëngjeve të frutave. Shqipëria sot prodhon më shumë se gjysmën e sasisë të ujit, të birrës që konsumon brenda vendit. Dikur vinin nga jashtë që të gjitha”.

Drejtuesit e Ministrisë se Financave bëjnë te ditur se vitin e ardhshëm bujqësia është planifikuar sektor prioritar ku ne projektbuxhetin 2010, për bujqësinë do te akordohen 1 miliard leke me shume se këtë vit./tvklan.al