Monedha e ditës ishte jeni japonez që shënoi një rritje të dukshme ndaj dollarit amerikan mbështetur fort nga ecuria pozitive e tregjeve aksionere të Tokios. Indeksi Nikkei në tregjet e Tokios shënoi një rritje prej gati 2.4%. Humbjet e ndjeshme të dollarit ndaj jenit japonez bënë që monedha amerikane të humbasë terren dhe ndaj euros, ndërkohë që dollari amerikan humbi pikë edhe ndaj dollarit australian dhe neozelandez, dy monedha këto që ndjekin më shumë lëvizjet e jenit. Dollari amerikan humbi terren të konsiderueshëm dhe ndaj paundit britanik në një kohë që tregjet financiare po përgatiten për një rritje të normave të interesit nga Banka e Anglisë. Sipas informacioneve të Bankës Italo-Shqiptare, në tregun tonë të brendshëm valutor leku u mbiçmua ndaj dollarit amerikan, ndërkohë që u shkëmbye qëndrueshëm ndaj euros. /tvklan.al