Gjatë këtyre javë transmetim të emisionit “Me Çelësa në Derë” në Tv Klan të gjithë kemi pyetur vetes se si bëhet përzgjedhja e rezidencave, apartamenteve dhe pronave që prezantohen. Në emisionin e kësaj të shtune, moderatorja Orinda Huta bashkë me stafin e gazetës “Çelësi” tregojnë “të vërtetën” duke shuar çdo pikëpyetje apo hamendësim.

Departamenti i informacionit, marketingut dhe rrjeteve sociale, të gazetës “Çelësi” tregojnë me hollësi se si bëhet përzgjedhja në bazë të kërkesave dhe ofertave të tregut.

Orinda Huta: Meqë unë e nisa kërkimin nga vetja sa i përket shtëpisë sime, të gjithë janë të interesuar se si e bëjmë përzgjedhjen e temave ne këtu në “Me Çelësa në Derë”.

Benisa, menaxhere projekti: Pikërisht për këtë ne kemi bërë bashkë këtu departamentin e informacionit, të marketingut dhe të rrjeteve sociale.

Orinda Huta: Le të zbulojmë së bashku se si funksionon mekanizmi i përzgjedhjes së temave.

Benisa, menaxhere projekti: Si një platformë informative “Çelësi” shërben si një urë lidhëse mes kërkesave dhe ofertave të tregun, pra ne e monitorojmë në vazhdimësi kërkesat dhe ofertat.

Elisa: Për shembull në kategorinë e pronave ne kemi 25 tipologji të ndryshme  dhe për çdo periudhë kohe ne matin se sa klikime, apo kërkesa ka dhe gjithashtu sa është numri i pronave të ofruara për secilën prej tyre. Të dyja këto kanë pasur një dinamikë të lartë gjatë viteve të fundit.

Benisa, menaxhere projekti: Për këtë arsye ne vlerësojmë kërkesat e qytetarëve dhe të bizneseve, por dhe trendin e ofertave të tregut të cilat pasqyrohen tek “Çelësi” si tregu më i madh i pronave në Shqipëri.

Denis: Përveç njoftimeve të publikuara tek “Çelësi” të statistikave në portal ne kemi dhe një hapësirë për sondazhe për të marrë dhe opinionin e përdoruesve të “Çelësit” lidhur me tema të ndryshme.

Orinda Huta: Ndërkohë tema e sotme si është përzgjedhur? Është nga “Çelësi” apo nga sondazhet?

Anxhela: Pas transmetimit të emisioneve të para të “Me Çelësa në Derë” në adresat e rrjeteve sociale të vetë emisionit, por edhe të “Çelësit” nisën të vijnë kërkesa dhe komente nga të gjithë qytetarët. Ndaj bashkë me të gjithë ekipin vendosëm këtë herë që tema nisur nga këto kërkesa./tvklan.al