Gjykata e Tiranës i dha fund procesit të bujshëm për akuzën e krimit të organizatës kriminale me qëllim trafikimin e kokainës. Kryetari i trupit gjykues Gjin Gjoni e ka arsyetuar në dhjetra faqe vendimin me anë të të cilit dënoj me 66 vjet burg gjithsej 6 të pandehurit e çëshjtes. Kryetari i seancës konsiderojë fajtor për drejtimin dhe financimin e organizatës Frederik Durdën dhe Arben Bërballën, ndërësa ish oficerin e Policisë Gjyqësore në prokurorinë e përgjithshme Sokol Koçiu vetëm si një nga drejtuesit e saj.
Gjykata vlerëson se organizata u fiqizua pas vitit 97, duke shfrytëzuar trazirat e këtij viti Durda dhe Bërballa u kthyen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe krijuan disa shoqëri fantazëm për të fshehur gjithnjë sipas gjyqtarëve aktivitetin kriminal.
Gjin Gjoni: “Gjatë qëndrimit të të pandehurit Frederik Durda dhe Arben Bërballa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është bërë njohja e tyre me persona të ndryshëm në përgjithësi dhe në veçanti me persona Kolumbian, kjo edhe për faktin e disa fillesave që këto të fundit përveç gjuhës angleze kishin filluar të ushtronin dhe atë spanjolle. Gjatë qëndrimit të tij në Kolumbi, i pandehuri Frederik Durda ka arritur që të krijojë dhe lidhje dhe shoqëri të reja me persona në pushtet të padiskutueshëm”.
Duke pranuar si prova dëshmitë e dy ish antarëve të arrestuar të organizatës Lida Cestari dhe Triana Mateusi gjykata e konsiderojë të rëndësishëm rolin e Koçiut. Dy dëshmitarët e huaj të cilët kanë qënë edhe në Shqipëri pas vitit 99 kanë deklaruar se Koçiu është prezantuar si shef i antimafias Shqiptare. Ai ka paraqitur garancinë se transporti i kokainës përmes Shqipërisë do të bëhej pa probleme me policinë.
Ndërkohë anija Privilegj në pronësi të Durdës dhe Bërballës nuk është përdorur vetëm për transport asfalti, siç pretendojnë ata. Sipas trupit gjykues ajo do të përdorej për ngarkesën e madhe të kokaines. Për të pandehurin Din Gjonaj togat e zeza vlerësuan se nuk është vërtetuar akuza e drejtimit të organizatës kriminale, por vetëm i pjesmarrjes në të.
Gjin Gjoni: “Vendosi, deklarim fajtor të të pandehurit Frederik Durda për kryerjen e veprës penale të krijimit të bandës së armatosur të organizatës kriminale, parashikuar nga neni 333 i Kodit Penal, bazuar në këtë dispozitë dënimin e tij me 10 vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Frederik Durda për kryerjen e veprës penale të organizimit të drejtimit të organizatës kriminale parashikuar nga neni 284 a-1, i bazuar në këtë dispozitë, dënimin e tij me 14 vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Frederik Durda për kryerjen e veprës penale të përdorimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit, të parashikuar dhe e dënueshme në nenin 278 në paragrafin e dytë në Kodin Penal dhe bazuar në këte dispozitë, dënimin e tij me 9 muaj burgim.
Deklarim fajtor të të pandehurit Frederik Durda për veprën penale të fallsifikimit të letër njoftimeve apo vizave kryer në bashkëpunim, e parashikuar dhe e dënueshme nga neni 189 i Kodit Penal bazuar në këtë dizpozitë me 9 muaj burgim.
Në bazë të nenit 55 të Kodit Penal gjykata përcaktoj për të pandehurin Frederik Durda si dënim përfundimtar dënimin e tij me 16 vjet burgim.
Gjykata përcaktojë si dënim përfundimtarë ndaj të pandehurit Arben Bërballa dënimin e tij me 15 vjet burgim.
Deklarimin fajtorë ndaj të pandehurit Din Gjonaj për kryerjen e veprës penale të krijimit të bandës së armatosur, të organizatës kriminale parashikuar nga neni 333 i Kodit Penal, bazuar në këtë dispozitë, dënimin e tij me 9 vjet burgim. Në bazë të nenit 55 të Kodit Penal gjykata përcaktojë për të pandehurin në fuqi dënimin përfundimtarë me 15 vjet burgim.
Deklarimin fajtorë të të pandehurit Vebi Hysa për kryerjen e veprës penale të krijimit të bandës së armatosur të organizatës kriminale, parashikuar nga neni 333 i Kodit Penal, bazuar në këtë dispozitë dënimin e tij me 5 vjet e gjysëm burgim.
Deklarimi fajtorë i të pandehurit Alfred Nanaj për kryerjen e veprës penale të krijimit të bandës së armatosur të organizatës kriminale parashikuar dhe e dënueshme nga neni 333 i Kodit Penal, bazuar në këtë dispozitë dënimin e tij me 6 vjet burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurit Frederik Durda dhe Arben Bërballa, Sokol Koçiu, Din Gjonaj, Vebi Hysa dhe Alfred Nanaj do të fillojë nga momenti i ndalimit dhe arrestimit të tyre. Në bazë të nenit 190 pika 1 A B dhe C të kodit të procedurës penale, provat materiale, shuma prej 985 mijë e 50 dollarë USD të kalojnë në favor të shtetit, motoskafi Sia që ndodhet i sekuestruar në portin e Durrësit të kalojë në favor të shtetit, automatiku me numer 46 795 të kalojë në inventarin e Ministrisë së Rendit Publik.”
Pas shpalljes së vendimit i cili u duartrokit në shenjë ironie nga familjarët e të pandehurve në sallë, këta të fundit u transferuan në qeli, ndërësa prokurorët e çështjes Kosta Beluli dhe Kol Hysenaj janë larguar nga gjykata në sigurinë e punonjësve të policisë./tvklan.al