E ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë Suela e cila kërkon prindërit e saj biologjikë. Ajo është adoptuar në moshën 10 vjeç dhe tani ka vendosur të kërkojë për prindërit që e kanë sjellë në jetë.
Suela Cllini: Unë jam fëmijë i adoptuar.
Ardit Gjebrea: Në çfarë moshe u adoptove?
Suela Cllini: Jam adoptuar në moshën 10 vjeç në vitin 1990. Jam rritur në brefotrofin e Vlorës. Që në lindje kam shkuar atje dhe deri në moshën 6-7 vjeç jam rritur aty. Në befotrofin e Vlorës nga mosha 6-7 vjeç transferoheshim në vende të tjera si Shkodra, Tirana dhe më ka bërë shumë përshtypje kjo pjesë. Unë isha për t’u transferuar për në Shkodër dhe u ndërrua destinacioni, nga Shkodra shkova në Tiranë. Nuk e di për çfarë arsye. Ndoshta isha shumë e hedhur ose ndoshta ishte ndonjë lloj përkujdesje jashtë kësaj. Shkova në Tiranë, aty fillova filloren deri në klasën e katërt. Për mua ishte shumë i vështirë viti i parë i ndërrimit sepse ishte sikur po filloja një jetë tjetër, me njerëz që nuk i njihja. Ika nga një edukatore që për mua quhej si prind.
Viti i parë ka qenë shumë i vështirë sepse në shtëpinë e fëmijës ishin edhe fëmijë më të mëdhenj se ne, ne ishim më të vegjël dhe duhet t’i bindeshim atyre. Hanim mëngjesin dhe ata kishin vezë të rrahur që bënte shkumë se ishin të mëdhenj dhe ishin të aftë ta bënin, kurse ne të vegjlit kishim vezë të zierë ose të skuqur. Ata na kërkonin t’i jepnim vezën tonë dhe na i lyenin bukën me vezën e rrahur. Ne jo se nuk e kuptonim që ajo do na ngecte në fyt sepse shkriheshe në bukë, ne i jepnim vezën vetëm për t’ju bindur atyre sepse kishim frikë që në darkë do na rreshtonin dhe do na… Ishin ato shapkat e kallçukut që ishin me rombe dhe duhet të nxirrnim duart përpara dhe na gjuanin me të, na dhembte shumë sepse qëllonin shumë fort. /tvklan.al