Martesa e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck është në fije të perit. Për të shpëtuar këtë romancë ajo i ka kërkuar ndihmë ish-partneres së aktorit Jennifer Garner.
Tabloidi britanik DailyMail thotë se Lopez dhe Garner kanë frikë se aktori mund t’i kthehet sërish varësisë ndaj alkolit.
“JLo i beson Jennifer-it për atë që po ndodh sepse ajo e di se është një nga të vetmit njerëz që do të kuptonte se çfarë po kalon”, thotë një burim i afërt pranë këngëtares për DailyMail.
Thuhet se Garner dëshiron të ndihmojë në shpëtimin e martesës pasi mendon se Lopez është shumë e rëndësishme në jetën e ish-bashkëshortit të saj.
Affleck më parë nuk e ka fshehur faktin se si ndikoi alkooli tek martesa e tij 13-vjeçare me Garnerin e cila përfundoi në vitin 2018 për shkak të problemeve të shumta.
Klan News