Jennifer Lopez po përshtatet me jetën si beqare pas ndarjes nga Ben Affleck.
Në një artikull për Interview Magazine, 55-vjeçarja tha se është “e emocionuar” që do të jetë vetëm pas kërkesës për divorc nga bashkëshorti i katërt.
“Tani jam e emocionuar, kur thua se do të jesh vetëm. Po, nuk po kërkoj për dikë sepse çdo gjë që kam bërë për 25, 30 vitet e shkuara, duke u bërë pjesë e situatave sfiduese, ç’mund të bëj kur të jem vetëm unë”, tha ajo.
“Po nëse jam thjesht e lirë?”, shtoi Lopez.
Ndërsa fliste për të ardhmen e jetës private, superylli tha se “s’ka një standard të ri pasi s’po kërkon askënd”.
“Për ata që janë romantikë dhe u pëlqen të jenë në një lidhje e të plaken krah dikujt, ne mendojmë që ‘duhet të kem këtë që të jem e përmbushur dhe e lumtur. Por s’të duhet”, shpjegoi ajo.
Këngëtarja gjithashtu pranoi se ndarja nga Affleck pas vetëm dy vitesh martesë ka qenë kryefjalë e mediave rozë në muajt e fundit. Ajo tha se është në dijeni të gjërave që thuhen për të, po kjo nuk ia ndryshon mendimin për veten. Jennifer vijoi duke thënë se duhet të pranosh gjërat që thuhen për ty, dashurinë dhe urrejtjen pasi është pjesë e industrisë.
“Bëra gjithçka dhe më shiko ku jam, ishte sikur e gjithë bota ime shpërtheu”, tha ajo duke nënkuptuar ndarjes dhe anulimit të turneut. Lopez pranoi se ky “territor i ri” është “paksa i frikshëm” për të.
“Duket i vetmuar, i panjohur, i frikshëm. Ndiej trishtim. Ndiej dëshpërim. Por kur ulesh dhe mendon që ‘këto gjëra s’do të më vrasin’, kupton që je e aftë të gjesh lumturinë dhe gëzimin te vetja”.
Jennifer tha gjithashtu se nuk e kishte mësuar ç’është “të ndihesh mirë vetëm” derisa u nda nga Ben Affleck./tvklan.al