Ben Affleck ka nisur vitin e ri duke kaluar kohë me djalin e tij Samuel në Los Angeles të Kalifornisë. Ylli i “Batman” u fotografua duke biseduar me djalin e tij 12 vjeç.

Të dy babë e bir dukeshin të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit. Fotot e reja vijnë pasi më parë u bë e ditur se 52-vjeçari i kaloi pushimet me ish-gruan e tij Jennifer Garner dhe të tre fëmijët e tyre të përbashkët, djalin Samuel 12 vjeç, vajzën Violeta 19 vjeç dhe Seraphina 15 vjeç.

Yjet e “Daredevil” ishin të martuar për gati 10 vjet dhe u ribashkuan në Nëntor për të festuar Ditën e Falenderimeve. Çifti i Hollywood-it u divorcua në vitin 2015, pas një sërë terapish në çift./tvklan.al