Joe Biden qëndroi për rreth 40 minuta në radhë për të votuar në zgjedhjet presidenciale. Ai ia dorëzoi mjetin e tij të identifikimit punonjësit të zgjedhjeve, i cili i kërkoi të nënshkruajë dhe më pas njoftoi: “Joseph Biden po voton tani “. Ndërsa Biden votonte pas perdes së zezë, erdhën disa votues për herë të parë. Pasi votoi presidenti foli me gazetarët. Ai reagoi pasi thirrjeve raciste që u lëshuan në tubimin e fundit elektoral të kandidatit Donald Trump në New York.

“Është e turpshme. Kjo është arsyeja pse këto zgjedhje janë kaq të rëndësishme. Shumica e studiuesve presidencialë thonë se gjëja e vetme më e rëndësishme për një president është karakteri. Karakteri. Dhe Trump e vë këtë në pikëpyetje sa herë që hap gojën”, tha Biden.

Bideni gjithashtu kritikoi dhe e quajti “krejtësisht të papërshtatshme” nismën e miliarderit Elon Musk që u jep 1 milion dollarë në ditë votuesve që regjistrohen. Votimi i Bidenit vjen ndërsa agjencitë e zbulimit paralajmëruan në grup rrezikun e akteve të dhunës. Dhe menjëherë gjatë së hënës, autoritetet njoftuan djegien e kutive postare me vota në Portland, Oregon dhe në Vankuver të Uashingtonit, ku raportohet shkatërrimi i qindra fletë votimeve.

Mbi 43.3 milionë qytetarë amerikanë kanë votuar herët deri tani në zgjedhjet presidenciale, 21.9 milionë personalisht dhe 21.4 milionë me postë.

Klan News