Angelina Jolie kaloi në tapetin e kuq në Londër për premierën e filmit kushtuar sopranos Maria Callas. Për vetë aktoren e hollivudit, portretizimi një prej sopranove më të mëdha të të gjitha kohërave dhe mësimi për të kënduar opera për rolin në filmin “Maria” të regjisorit Pablo Larrain ishte i frikshëm, por terapeutik.
“Unë në fillim, sigurisht që isha shumë nervoze për ta luajtur atë, por mendoj se kjo është një nga arsyet që nje aktore merr një rol, sepse nuk ndodh që të kesh frikë.”
Në film Maria ka një përzierje te zërit të Jolie dhe te regjistrimeve origjinale nga Callas qe janë përdorur në skenat e këndimit. Filmi “Maria” tregon ditët e fundit të sopranos Callas në Paris, kur ajo kishte varësi ndaj drogës. Callas ishte një soprano greke e lindur në SHBA dhe një nga zerat më të njohura të operës. Ajo vdiq në vitin 1977 në moshën 53-vjeçare.
“Maria” është trilogjia e trete e filmave kushtuar grave të profilit të lartë dhe komplekse nga regjisori Pablo Larraín, pas Jacqueline Kennedy dhe Princeshës Diana.
Ndërsa ky film rikthen Jolie, e cila ka marrë role aktrimi relativisht rrallë vitet e fundit, duke i dhënë diçka si një narrativë rikthimi për të dhe mund të çojë në një nominim për Oscar për aktoren më të mirë.
Tv Klan