Nata e dytë e spektaklit “Love Story” në TV Klan transmetoi emocione të shumta teksa takimet gjatë javës kanë krijuar debate mes konkurrenteve.

Jonida, një nga vajzat e kastit, ka folur së fundmi për sjelljen e tyre me Saimirin, teksa ka veçuar edhe dy emra.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, ajo është shprehur se nuk e ka në tip “t’i lëpihet” një mashkulli, ashtu siç do të bënte Klea apo Arjana.

Ndërkohë, Jonida ka theksuar se ajo dëshiron që Saimiri ta zgjedhë për diçka që atij mund t’i pëlqejë tej ajo, jo për faktin se i shkon nga mbrapa.

“Un jam tip që nuk i lëpihem një mashkulli, nuk jam ai lloj tipi. Më pëlqen të jem e tërhequr. Nuk dua t’i fërkohëm.

Unë nuk jam si Klea apo si Arjana që shkojnë dhe futen, e përqafojnë, flasin shumë kshu… Unë dua që ai të më zgjedhi mua për një gjë të veçantë që unë kam, jo për asryen që unë i shkoj nga mbapa”, ka deklaruar Jonida.

Daily Love Story transmetohet nga e marta në të premte në orën 18:20 livestream në Youtube në kanalin RTV Klan dhe në ekranin e televizionit Klan Plus! /tvklan.al