Një surprizë të hënën në “Love Story” na emocionoi të gjithëve. Ajo çfarë Romina kishte menduar për Jonny-n ishte e veçantë për fronistin dhe ai e ka pranuar edhe këtë të premte në “Love Story Talk”. Megjithatë, Jonny ka thënë se për momentin e ka të vështirë të jetë i vendosur se çfarë do për veten e tij. “Kam një rrëmujë të madhe në kokën time për momentin”, tha ai duke shtuar se janë disa gjëra që e kanë vënë në një pikëpyetje të madhe.
Jonny: Nga ajo (Romina) unë e marr vesh, kushedi, e kam pak të vështirë të jem për momentin i vendosur, çfarë dua unë për veten time. Te Romina gjej shumë gjëra që më pëlqejnë, edhe te Sellma, edhe te Anxhi kush ka qen, kam gjetur shumë gjëra që më pëlqejnë, por nuk e di a është ajo çfarë kërkoj unë për jetën time. Nuk e kam idenë! Kam një rrëmujë të madhe në kokën time për momentin.
Reflektova këtë situatën ça po më ndodh këtu në Shqipëri dhe e krahasova me situatën si e kam unë në Gjermani, çfarë vajzash kam njohur andej, çfarë vajzash po njoh këtej? Si është situata ime me këtë çfarë dua unë edhe si s’po arrij ta marr. Edhe po ta marr, si ma dha Romina ditën e hënë unë jam një njeri nganjëherë siç e thashë, fluturoj dhe pastaj ditën tjetër kam shumë pyetje, bie. Kam shumë pyetje për veten time, a është kjo, më duhet kjo, ka qenë kështu, nuk e kam marrë vesh. Janë shumë gjëra që më venë në një pikëpyetje të madhe. Kjo është një super vajzë dhe është shumë e mirë. /tvklan.al