Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ishte mbrëmjen e sotme e ftuar “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, në një dalje të rrallë publike ku u rrëfye përballë gazetarëve të vegjël.
Jorida ka studiuar në Fakultetin Ekonomik në degën e Manaxhimit dhe përfundoi studimet Master në Mbretërinë e Bashkuar. Pak mund ta dinë, por më pas ajo u rikthye në Shqipëri për të vazhduar karrierën e saj në fushën e pedagogjisë pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti Ekonomik.
Gjatë asaj periudhe, në bankat e auditoreve ka qenë e ulur Alketa Vejsiu, e cila sonte qëndron përballë Joridës si moderatore.
Alketa Vejsiu: Zysha ime e preferuar e Fakultetit të Ekonomisë, që më bëre ta dua atë Universitet. Mbaj mend një herë erdha me vonesë dhe më nxore jashtë. Që atëherë nuk erdha më me vonesë.
Jorida Tabaku: Të paragjykova sepse punoje në televizion dhe thashë se nuk je korrekte. Ti erdhe pas meje dhe të nxora jashtë. Që atëherë ti ishte gjithnjë në bankë të parë dhe e nxore 10 lëndën.
/tvklan.al