Pas Nacho-s, Real Madrid, ka humbur një tjetër lojtar me eksperiencë. Largimi i radhës nga madrilenët, është ai i sulmuesit Joselu.

Kampionët e Europës, e kanë shitur 34-vjeçarin në Katar, te skuadra e Al-Gharafa. Tek ekipi i ri, Joselu ka firmosur kontratën për dy sezone, me mundësi rinovimi edhe për një tjetër sezon.

Sulmuesi kishte kontribut të madh për Real Madrid në sezonin e fundit, ndonëse shumicën e ndeshjeve i nisi nga stoli.

Joselu zhvilloi 49 ndeshje me fanellën madrilene, ku arriti të shënojë edhe 18 gola. Gjithashtu, spanjolli largohet nga “Los Blancos”, me tre trofe të fituar, si titulli kampion, Champions League dhe Superkupën e Spanjës.


/tvklan.al