Joshua Kimmich ka qenë një nga lojtarët më të përfolur te Bayern Munich në kohët e fundit. Mesfushori është futur në muajt e fundit të kontratës dhe zërat për të ardhmen e tij kanë qenë të shumtë.
Megjithatë duket se dilemat për kapitenin bavarez tashmë kanë marrë fund. “BILD” raporton se Kimmich dhe Bayern Munich kanë arritur marrëveshjen mes tyre për të rinovuar kontratën.
30-vjeçari pritet të firmosë në orët e ardhshme kontratën deri në vitin 2029. Bayern arrin një tjetër rinovim të rëndësishëm, pas Neuer, Davies dhe Musiala.
Disa klube nga Premier League shfaqën interes për Kimmich, por me rinovimin e kontratës largohen të gjitha zërat e merkatos. /tvklan.al