Juventus dhe Napoli kërkojnë një sulmues për merkaton e Janarit. Joshua Zirkzee është vënë në qendër të vëmendjes së dy skuadrave, me sulmuesin holandez që nuk ka gjetur ritmin te Manchester United. Ndryshimi i kampionatit nuk i ka shkuar për shtat Zirkzee, i cili duket i destinuar për tu larguar nga “djajtë e kuq”.
Në interesin e United mbetet pikërisht fakti për ta huazuar në një tjetër skuadër dhe për të ruajtur “asetin” e tyre për ta rikthyer sërish në merkaton e Qershorit. Thiago Motta e njeh mjaft mirë futbollistin pasi e ka pasur nën urdhërat e tij edhe te Bolonja, teksa Antonio Conte e konsideron si tepër cilësor dhe të denjë për të marrë vendin e Osimhen momentalisht te Gallatasaraj, për tu konfirmuar gjithnjë e më larg projektit të Napolit.
Në çdo rast, operacioni mbetet i ndërlikuar. Manchester United nuk mund të përballojë humbje kapitale dhe do të duhet të përpiqet të fitojë para sa më shumë që të jetë e mundur. Megjithatë, vlera e 23-vjeçarit sot nuk mund të jetë ajo e verës së kaluar, 42 milionë Euro dhe huazimi shihet si opsion tepër i mirë.
Kjo është arsyeja pse Juve kryqëzon rrugët me Napolin dhe kjo është arsyeja pse Motta mund të shpresojë të rrëmbejë sulmuesin nga Antonio Conte. Ndeshja sapo ka filluar dhe duket se mund të përfundojë në kohën shtesë. Janari do të jetë shumë i nxehtë në këtë pistë.
Klan News