Joshua Zirkzee është një nga sulmuesit më të përfolur të momentit në Angli, jo për paraqitjen e tij në fushë, por për një gjest të turpshëm në ndeshjen ndaj Southampton.
Duke festuar një nga golat e Manchester United në fitoren 3-1, sulmuesi holandez nuk u përmbajt ndaj tifozëve kundërshtarë.
🚨 BREAKING: Joshua Zirkzee is facing a potential BAN for this celebration after Amads goal. 👀👇🏻 pic.twitter.com/OZr9tuA4Ok
— Man United Fan Club (@manufcnow) January 17, 2025
Ai u filmua teksa bënte gjeste të turpshme, në shenjë ofendimi për vendasit. Për këtë, ndaj lojtarit ka nisur një hetim dhe rrezikon të pezullohet.
Nga Manchester United ende nuk ka një reagim në lidhje me këtë gjest të sulmuesit të tyre, i cili tani rrezikon shumë. /tvklan.al