Joshua Zirkzee ishte një nga lëvizjet e rëndësishme në merkaton e verës, teksa kaloi nga Bologna te Manchester United.

Megjithatë aventura e holandezit në Premier League nuk ka shkuar si duhet. Sulmuesi ka hasur vështirësi të mëdha në përshtatje dhe në merkaton e dimrit mund të ndryshojë ekip.

Sipas raportimeve nga Italia, Juventusi është i interesuar për të marrë Zirkzee në huazim.

Bardhezinjtë po kalojnë një emergjencë në sulm, pas dëmtimeve të Vlahovic dhe Milik, prandaj po shikojnë për ndërhyrje në këtë repart.

Te Juventusi, Zirkzee do të gjente ish-trajnerin e tij, Thiago Motta, me të cilin shkëlqeu te Bologna. /tvklan.al