Joshua Zirkzee po kalon një moment të vështirë në Angli. Sulmuesi holandez u bashkua me Manchester United në merkaton e verës, pasi shkëlqeu me Bologna-n në Serie A.

Megjithatë aventura në Premier League deri tani ka qenë dështim, duke mos arritur të përshtatet. Vetëm tre gola të shënuar, shumë pak për një sulmues, konfirmojnë momentin e tij të vështirë.  

Problemet për Zirkzee kanë qenë të shumta në ambientimin me ekipin e ri, ndërsa këtyre iu shtohen edhe problemet e jetës private.

Sipas raportimeve nga mediat britanike, Joshua Zirkzee është ndarë nga e dashura e tij Celina Jada Kerr.

Futbollisti dhe modelja, ishin prej vitesh në lidhje, nga koha kur sulmuesi ishte pjesë e Bayern Munich në moshën 16-vjeçare.

Pas më shumë se gjashtë vitesh, lidhja e tyre ka marrë fund, ndërsa kjo është konfirmuar në një farë mënyre edhe nga ata vetë, pasi kanë hequr nga rrjetet sociale të gjitha fotot që kishin së bashku.

Krisja mes tyre mendohet të ketë ndodhur në vjeshtë, pas kalimit të Zirkzee në Angli. Celina Jada Kerr ka qenë gjithnjë në krahun e lojtarit, gjatë gjithë karrierës së tij deri në moshën 23-vjeçare. /tvklan.al