Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Nënkryetarja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli, e quan të padrejtë ndërhyrjen e Komitetit të Helsinkit, për ligjin e deklarimit të pasurisë së politikanëve. Topalli shprehet, se Komiteti i Helsinkit deklarohet pas publikimit të pasurisë së Fatos Nanos, kur shqiptarët u njohën me mashtrimet e kryeministrit Nano.
Topalli tërheq vëmendjen se ata duhet të kishin reaguar, kur të drejtat e qytetarëve shkeleshin sistematikisht çdo ditë dhe çdo orë, apo dhe kur mediat e pavarura u vunë në survejimin e plotë nga qeveria e kryeministrit.
Jozefina Topalli: “Nuk besoj se gjendet ndonjë naiv në Shqipëri, që të mos e kuptojnë, se prapa dhe mbi këto helsinkas është vetëm emri i Fatos Nanos. Urojë vetëm që të mos ketë marrëveshje me gjykatën ku është drejtuar kërkesa për rishqyrtimin e ligjshmërisë mbi privatësinë, që të mos ketë një marrëveshje paraprake midis Nanos dhe kësaj gjykate me emrin e Komitetit të Helsinkit”.
Ndër të tjera Topalli kritikon edhe reagimin e Ruçit ndaj OSBE-së.
Jozefina Topalli: “Partia Socialiste nisur nga Fatos Nano, përmes zërave të ndryshëm të partisë së tij, i bën sulm OSBE-së, i ka ba sulm monitorëve të KE, kërkoi që të shpallej non grata Priebe, ne mendojmë se kjo është një kthim jo vetëm në identitetin e tyre, por një thirrje për tu rikthyer në arshivat e vjetra të PS dhe një kërkesë për izolimin e Shqipërisë”.
Partia Demokratike ripërsërit idenë, se presidenti Moisiu nuk duhet të dekretojë ligjin e pronave./tvklan.al