Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Nënkryetarja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli, me tone të ashpra vlerësoi deklaratën e Këshillit të të Urtëve. Sipas saj, Presidenti i Republikës nuk di të flasë dhe i kundërvihet Europës duke deklaruar haptazi, se është kundër balancimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe përmirësimit të sistemit elektoral.
Jozefina Topalli: “Presidenti tregoi qartë, se nuk ekziston vullneti politik, për t’u përshtatur me kërkesat e Bashkimit Europian dhe të Këshillit të Europës. Dje Presidenti i Republikës nuk bëri asgjë tjetër, përveçse në mënyrë shumë të urtë, iu bind urdhrave dhe përsëriti po ato që kryeministri kishte thënë disa ditë më përpara, “nuk dua që të përmirësojë sistemin zgjedhor”, paçka se këtë e kishte thënë edhe KE-ja edhe ODIHR-i. E vetmja mënyrë për të eliminuar atë që ndodhi psh. në Durrës, por që mund të jetë një model i zgjeruar dhe i aplikuar në të gjitha zonat elektorale, gjë që do të thotë që zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk do të ketë”.
Partia Demokratike për reformën zgjedhore njeh vetëm kodin e Venecias dhe rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe KE. Sipas nënkryetares Topalli, opozita ka në favor dy shtyllat kryesore, mirëkuptimin e qytetarëve të BE./tvklan.al
Gazetare – Arta Tozaj