Me tone te forta kryeparlamentarja Jozefina Topalli akuzoi Partine Socialiste për atentat te qëllimshëm ndaj imazhit te Shqipërisë, qëndrim ky mbështetur ne një letër qe Partia Socialiste i dërgoi dy dite me pare Këshillit te Evropës, ku kërkonte heqjen e kredencialeve te Shqipërisë për shkak te disbalancës se krijuar ne delegacionin tone përfaqësues ne asamblenë parlamentare, por kryetarja e kuvendit i konsideroi shpifje arsyet qe çuan PS ne një veprim te tille.
Jozefina Topalli: “Në mënyrë të qëllimshme zyrtarisht Partia Socialiste mashtron Këshillin e Evropës kur thotë se, po citoj: Kryetarja e parlamentit ka shkelur rregulloren duke mos respektuar proporcionalitetin për bërjen e delegacionit. Kësaj gënjeshtre nuk po i përgjigjem me fjalët e mia, por me vendimin e komitetit për rregulloren e mandateve dhe imuniteteve në Strasburg. Pas verifikimit sot ky komision vendosi dhe po citoj: Nuk ka mungesë balance në delegacionin shqiptar se Kuvendi i Shqipërisë nuk ka shkelur kërkesat e rregullores së asamblesë parlamentare. Për këtë arsye u vendos unanimisht, siç thuhet në raport se,po citoj: Kredencialet e delegacionit të Shqipërisë të ratifikohen”.
Zonja Topalli solli te tjerë shembuj te përfshirjes se eksponentëve te PS ne tentativa për përjashtim të vendit prej përfaqësimit ne organizma te rëndësishëm ndërkombëtar.
Jozefina Topalli: “15 vjet më parë zyrtarisht përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Namik Dokle, deklaroi në seancën ku do vendosej anëtarësimi i Shqipërisë në këshillin e Evropës se, po citoj sërish: Molla nuk është pjekur ende duke votuar kundër anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Evropës në vitin ’95. Në cilësinë e kryetares së kuvendit nuk i garantoj dot shqiptarët se të njëjtët shokë dhe shoqe në Partinë Socialiste apo jashtë saj nuk do të bashkohen për t’i bërë Shqipërisë të njëjtin atentat për herë të katërt, të pestë apo gjashtë. Ajo për të cilën unë garantoj shqiptarët është se besueshmëria e vendit, kredencialet e tij në çdo organizëm ku ne marrim pjesë do të ratifikohen gjithnjë po me votë unanime si sot.”
Kryeparlamentarja akuzoi kryetarin e Partisë Socialiste si autor të kërkesës për përjashtim te Shqipërisë nga KE.
Jozefina Topalli: “Në këtë moment besoj se të gjithë shqiptarët bashkohen me mua me ndjesinë e përçmimit dhe neverisë ndaj këtij akti të denjë për kohën më të errët të ekzistencës së partisë së punës, të cilën dikush sot pas 20 vjetësh na rikthen po aq të përputhshëm jo vetëm në Tiranë, por dhe më tej dhe ky njeri ka një emër, Edvin Kristaq Rama. Turpi është zgjedhje e Edvin Kristaq Ramës, dështimi si gjithnjë është fati i tij. Evropa është zgjedhja dhe fati ynë, i të gjithë shqiptarëve përfshi dhe ato që votuan për Partinë Socialiste”./tvklan.al