120 orë përpara anëtarësimit në NATO kryetarja e kuvendit ndan gëzimin dhe emocionet me banorët e Milotit dhe Mamurrasit.
Kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli, u shpreh se jo rastësisht Mamurrasi dhe Miloti u zgjodhën që në fillim të takimeve të saj për NATO-n, pasi siç u shpreh këto dy zona kanë qenë mbështetëset e palëkundura në premtimin tonë për ndryshim, me të cilët unë dua të ndaj gëzimin e festës për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.
Në takimet në këtë zonë zonja Topalli kritikoi dhe qëndrimet e opozitës dhe kryetarit të Partisë Socialiste.
Jozefina Topalli: “Janë kthyer në një korr korbash që vajtojnë çdo ditë, që refuzojnë realitetin, që nuk pranojnë ndryshimin që me hyrjen e Shqipërisë në NATO Shqipëria vendoset në anën e mbarë të historisë.”
Zonja Topalli foli edhe për reformat e qeverisë në katër vite, për uljen e taksave, rritjen e të ardhurave, dyfishimin e rrogave, pensioneve dhe të tjerë./tvklan.al