Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka kërkuar nga vendet anëtare te NATO-s mbështetjen e tyre qe Shqipëria te mund te rrezoje murin e zonës “Shengen”, për t’u mundësuar shqiptareve lëvizjen e lire, ëndrrën e tyre te kahershme. 

Ne asamblenë parlamentare te NATO-s, te mbajtur ne Oslo te Norvegjisë, kryeparlamentarja tha se heqja e barrierave me vendet e bllokut mbetet ambicia e diplomacisë shqiptare.

Jozefina Topalli: “Ky është fokusi i politikës sonë të jashtme, kjo është ambicia jonë dhe unë kërkoj mbështetjen tuaj. E ndjej që edhe kësaj radhe ju do të na mbështesni, do mbështesni një popull që u izolua tërësisht nga e gjithë bota për 50 vjet, një popull që një të tretën e tij e ka sot e jashtë kufijve të Shqipërisë.”

Ne këtë asamble, zonja Topalli garantoi partneret e Aleancës Veri-Atlantike se Shqipëria do te zhvilloje zgjedhje te lira, demokratike e me standarde te larta, pasi shqiptaret për here te pare do te shkojnë ne zgjedhje me një infrastrukture tërësisht moderne. Ne këtë kontekst ajo ftoi të gjitha vendet pjesëmarrëse në asamble t‘i vëzhgojnë këto zgjedhje.

Jozefina Topalli: “Për herë të parë ne kemi një kod të ri elektoral të votuar me konsensus në parlament, kemi institucione zgjedhore të miratuara po me konsensus dhe funksionojnë në përmbushje të gjithë detyrimeve ligjore. Për herë të parë zgjedhësit shqiptarë kanë regjistrin elektronik të tyre, dhe ajo që është më e rëndësishme për herë të parë shqiptarët kanë kartat e tyre të identitetit, karta të një standardi nga më të lartët dhe më modernët në Evropë, me tregues të fortë sigurie. Ju ftoj e të vini e të monitoroni zgjedhjet në Shqipëri!”

Revolucioni ekonomik dhe fiskal i ndërmarre nga mazhoranca e djathte ne këto katër vite, ishte një tjetër çështje ne te cilën u fokusua zonja Topalli ne fjalën e saj: duke i njohur përfaqësuesit e vendeve te NATO-s ne modernizimin e infrastrukturës, uljen e taksave, dyfishimin i rrogave dhe pensioneve, rriten e të ardhurave, investimet e mëdha të qeverisë, prokurimet, taksat, doganat elektronike apo edhe me investimet ne zhvillimin e turizmit.

Duke vene theksin ne këto reforma, kryetarja e kuvendit tha se anëtarësimi ne NATO është fryt i tyre dhe i përpjekjeve te suksesshme te qeverise shqiptare./tvklan.al