Jozefina Topalli: “ Gjithsesi ky qytet në të gjitha këndvështrimet duket se me sytë me syze apo pa syze të partisë socialiste nuk shihet më si një pjesë brënda kufijve të asaj që e ka emrin Shqipëri. Për qeverisjen socialiste ky qytet nuk duhet të ketë rrugë, nuk duhet të ketë ura, nuk duhet të ketë punësim, nuk duhet të ketë shkollim, nuk duhet të ketë përfaqësim në administratën publike, nuk duhet të ketë biznes. Ky qytet duhet të ketë vetëm varfëri, lëngim, pasiguri, refuzim dhe terr.

Unë nuk e di se sa qytete janë në botë që natën e vitit të ri, netë para dhe pas tijë i kanë kaluar në terr, por di që në Shkodër lagje dhe fshatra të tërë janë me ditë të tëra pa dritë, di që lagje disi të privilegjuara kanë 1 orë dritë në 24 orë dhe ato më shumë te privilegjuarat kanë 3 orë dritë në 24 orë.

Nuk kam dyshur kurrë brënda vetes se kjo është vetëm e qëllimshme, por me duket mizore kur media zyrtare e partisë socialiste ka kurajon dhe tallet me këtë qytet përmes titujve “Shkodra ka vetëm 20% kufizim“./tvklan.al