Jozefina Topalli: “Në fakt hetimi duhet të jetë i paanshëm dhe i gjithanshëm dhe i bazuar në fakte dhe në prova. Parlamenti është i vendosur për të hequr imunitetin. Kjo është përsëritur disa herë dhe do të ndodhin shumë shpejt. Këshilli i rregullores ka filluar punën për raportin. Unë mendoj që ndërkohë që bëhet raporti do vijnë edhe dokumentet shtesë që deputetët anëtarë të këshillit kanë kërkuar t’u hiqet imuniteti i Mediut pavarësisht se cili do jetë raporti. Ka ardh dosja tjetër për deputetin, Paturi. Ndoshta është në rrugë një dosje tjetër. Besoj se çështja më e rëndësishme për parlamentin në këtë rast është që të kalojmë ligjin për heqjen e imunitetit ose kufizimin e imunitetit të të gjithë deputetëve. Parlamenti funksionon përmes një rregulloreje, e cila është për t’u zbatuar dhe për t’u respektuar nga të gjithë. Institucionet duhet të respektojnë parlamentin ashtu si parlamenti respekton të gjithë institucionet e tjera në të gjithë pavarësinë e tyre”./tvklan.al