Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Një tjetër sinjal pozitiv, duket në rrugën e demokratizimit të Jugosllavisë. Autoritetet e Beogradit, njoftuan se brenda kësaj jave ose deri në javën tjetër, do të vendosen marrëdhëniet diplomatike me Europën dhe me SHBA. Siç dihet gjatë bombardimeve të NATO-s, në pranverë të vitit 1999, regjimi i Millosheviçit quajti armiq, vendet anëtare të Aleancës Atlantike dhe ndërpreu marrëdhëniet diplomatike.

Nga ana tjetër administrata e re e Beogradit deklaroi se do të fillojë bashkëpunimin me gjykatën ndërkombëtare penale të Hagës. Në këtë mënyrë, duket se hapet rruga për të ulur në bankën e të akuzuarëve edhe ish-presidentin Millosheviç dhe kriminelët e tjerë, të akuzuar për krime lufte dhe gjenocid në të gjithë Jugosllavinë, gjatë periudhës 91-99./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame