Me ardhjen e festave të fundvitit, gjithsecili fillon të përgatisë dhuratat për të afërmit dhe familjarët e tij, për të krijuar një atmosferë sa më festive dhe të ngrohtë. E ndërkohë, fundviti e ka gjetur shkollën “Nënë Tereza” në Lezhë dhe Jetimoren “Hans Christian Andersen” në Shkodër me hapësira të reja, të dedikuara për fëmijët, si një dhuratë për festa.

Me përkushtimin për të sjellë ndryshime pozitive në jetën e komuniteteve, Jumbo dhe Mane Foundation kanë ndërtuar hapësirën e lojërave të shkollës 9-vjeçare “Nënë Tereza” në Lezhë, duke ofruar një ambient të sigurt dhe modern për nxënësit. Ndërsa në Jetimoren e Shkodrës është rinovuar hapësira e lojërave për të gjithë fëmijët.

Almarin Liço, drejtor ekzekutiv, Jumbo: Këto projekte janë pjesë e angazhimit tonë për të investuar në të ardhmen e fëmijëve. Ne jemi të lumtur që mund të kontribuojmë për hapësira ku fëmijët mund të mësojnë dhe luajnë në kushte optimale.

Këtë herë, Jumbo sjell këtë gëzim në një formë të veçantë, duke transformuar hapësirën e lojërave të Jetimores në Shkodër dhe Shkollës “Nënë Tereza” në Lezhë në një vend që frymëzon kreativitet dhe lumturi për fëmijët që e përdorin.

Ky projekt është një tjetër shembull i përkushtimit të Jumbo dhe Mane Foundation për të krijuar një të ardhme më të ndritur për komunitetet tona. Hapësira e re e lojërave është një dhuratë që reflekton vlera të forta dhe kujdes për fëmijët.

Almarin Liço, drejtor ekzekutiv, Jumbo: Ky është një angazhim i Jumbo dhe Mane Foundation për të kontribuar në përmirësimin e jetës së komuniteteve ku operojmë. Fëmijët janë e ardhmja jonë dhe ne jemi të lumtur që mund të sjellim një ndryshim pozitiv në jetën e tyre.

Jumbo është një kompani ndërkombëtare e cila operon në shitjen e lodrave, artikujve për bebe, artikujve sezonalë dhe dekorativë, produkteve për shtëpinë dhe më shumë.

Jumbo është pjesë e Grupit BALFIN, një nga grupet më të rëndësishme dhe më të suksesshme të investimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Tv Klan