Për Jessica Biel dhe Justin Timberlake viti që lamë pas nuk ishte shumë i mirë. Marrëdhënia e tyre pësoi një krisje për shkak të disa fotove të publikuara, ku Timberlake shfaqej me kolegen e tij Alisha Wainwright, në New Orleans, teksa shtrëngonin duart e njëri-tjetrit.
Jessica sipas mediave rozë nuk i priti mirë këtë fakt dhe çifti po shkonte dejt ndarjes. Por dyshja nisi terapinë në çift dhe marrëdhënia e tyre duket sikur u restaurua sërish.
Gjatë periudhës së izolimit, çifti u karantinua së bashku me djalin e tyre 5-vjeçar.
Së fundmi, sipas “Daily Mail”, çifti ka mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të dytë. Mendohet se Jessica e mbajti gjithçka të fshehtë, pasi edhe që nga muaji Mars, nuk është fotografuar aspak gjatë daljeve të saj publike.
Sipas burimit, fëmija që ka ardhur në jetë është një djalë, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga ana e çiftit./tvklan.al