Juventusi fitoi me rezultatin 2 – 0 takimin e javës së 24 në fushën e Fiorentinës. Një sukses që e ngjit në krye të Serisë A në pritje të ndeshjes së sotme mes Napolit dhe Lacios.
Golat u shënuan në pjesën e dytë. I pari u realizua nga ish-futbollisti i Fiorentinës, Bernandeski. Më pas Higuain e bëri më të sigurt avantazhin e Juventusit.
Një fitore e rëndësishme në garën për titullin kampion.
Tv Klan