Juventusi triumfoi me shifrat e thella 4-0 ndaj Cagliari-t në Kupën e Italisë, duke u kualifikuar në çerekfinale.

Golat e Vlahovic, Koopmeiners, Nico Gonzalez dhe Conceicao, i dhanë suksesin “Zonjës së Vjetër”.

Pas ndeshjes, trajneri i bardhezinjve, Thiago Motta, u shfaq shumë i lumtur, duke thënë se ekipi bëri ndeshje të mirë, por shtoi se në çdo takim duhet të japin gjithçka.

“Ndeshja shkoi shumë mirë, po ashtu edhe rezultati. Jam i lumtur për rikthimin e Nico Gonzalez. Ne kishim nevojë për energjinë dhe cilësinë e tij. Objektivi në Kupë është të fitojmë ndeshjen e radhës. Tani të mendojmë vetëm për Monzën. Drejtohen nga një trajner i madh dhe i hapin probleme ekipeve të forta. Do të shkojmë për të bërë ndeshjen tonë. Në çdo ndeshje duhet të japim gjithçka. Duhet të rritemi që të marrim rezultatin që duam”, u shpreh Motta.  /tvklan.al