Juventusi do të përballet me Bologna-n në fundjavë, në sfidën ku bardhezinjtë do të kërkojnë të rikthehen me çdo kusht te fitorja në kampionat.

Një përballje delikate për trajnerin Thiago Motta, që në prag të këtij takimi ka marrë një lajm pozitiv nga infermieria.

Juventusit i është rikthyer sulmuesi Dusan Vlahovic, i cili mungonte prej disa javësh për shkak dëmtimi.

Serbi është rikuperuar plotësisht dhe do të jetë pjesë e ekipit ndaj Bologna-s. Rikthim i rëndësishëm për trajnerin Motta, i cili për shkak të mungesave të shumta, është detyruar të bëjë eksperimente në repartin e avancuar. /tvklan.al