Te Juventusi vazhdojnë përpjekjet për t’i  dhënë trajnerit Tiago Mota një qendërmbrojtës.

Të preferuarit e bardhezinjve mbeten Hancko dhe Antonio Silva. Për këtë të fundit, që është pjesë e Benfikës, transferimi nuk ka për të qenë i thjeshtë.

Luzitanët do të donin që ta mbanin 21 vjeçarin pavarësisht se hapësirat për të kanë qenë shumë të pakta. Antono Silva konsiderohet si trashëgimtari perfekt i Otamendit, kontrata e të cilit skadon në qershor. Për këtë arsye ideja e drejtuesve portugezë është që ta bllokojnë atë deri në verën e ardhshme.

Por ajo që mund të ndryshojë gjithçka është pagesa e klauzolës prej 100 milionë eurosh. Por një shifër e tillë është shumë e lartë për “Zonjën e Vjetër”. Por sipas “Sportmediaset’, ndihma mund të vijë nga Jorge Mendes, i cili po punon që të detyrojë Benfikën ta largojë futbollistin.

Marrëdhëniet mes menaxherit dhe klubit torinez janë mjaft të mira. Së fundmi ai punoi për të huazuar lojtarin e Portos Françisko Konçeiçao te “Zonja e Vjetër’.

Drejtuesit bardhezinj shpresojnë që akordi me qendërmbrojtësin që menaxhohet sërish nga Mendes të mbyllet te 25-30 milionë euro dhe ata të mund të kenë në janar një lojtar me peshë për prapavijën.

Klan News